Azemi: Qeveria e la pas dore rehabilitimin e Kosova A që duhej të kryhej më 2024, nga vonesa përfitoi mafia energjetike në krye me Martinin

by Nexhat

Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se Kosova A është pasuri e rëndësishme për prodhimin e energjisë në vend, por po vazhdohet të lihet pas dore pavarësisht nevojës urgjente për rehabilitim.

Azemi ka thënë se Qeveria Kurti s’i ka qëndruar pas zotimit, pasi sipas programit, afati i fundit për rehabilitim ishte 2024.

banner

“Nga vonesat ka përfituar vetëm mafia energjetike në krye me Martin Berishajn, është vjedhur shteti e qytetarët kanë paguar me shtrenjtë rrymën dhe kanë mbetur në terr”, ka shkruar Azemi.

Postimi i plotë:

 Kosova A – një pasuri e rëndësishme për prodhimin e energjisë në vendin tonë – vazhdon të lihet pas dore përkundër nevojës urgjente për rehabilitim.

Qeveria e Kosovës nuk i ka qëndruar pas zotimit që kanë paraparë pasi sipas programit afati i fundit për rehabilitim ishte viti 2024.

Sipas strategjisë së energjisë ne vitin 2025 do të duhej të finalizohej edhe Blloku B2, por qeveria është tepër vonë.

Nga vonesat ka përfituar vetëm mafia energjetike në krye me Martin Berishajn, është vjedhur shteti e qytetarët kanë paguar me shtrenjtë rrymën dhe kanë mbetur në terr.

Vonesat e qeverisë për të ndërmarrë hapat e duhur janë të papranueshme, veçanërisht në kohën kur stabiliteti energjetik është prioritet kombëtar.

Kjo qasje duhet të marrë fund më 9 shkurt.

LDK-ja ka plan të qartë për sektorin e energjisë, si projketi për ndërtimin e Termocentralit me Gaz në Ferizaj.

Lumir Abdixhiku 1

Visar Azemi 19

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy