Bruno Fernandes paralajmëron transferimin shokues jashtë Evropës

by Nexhat

Bruno Fernandes ka pranuar se mund të transferohet në Australi para përfundimit të karrierës së tij, pas një bisede që ka shkëmbyer me ish-bashkëlojtarin e tij Juan Mata. 

Fernandes ka zbuluar se ai do ta konsiderojë transferimin shokues në Australi sapo karriera e tij me Unitedin të marrë fund. 

banner

Reprezentuesi portugez ka kontratë deri në 2027 dhe tashmë është 31-vjeçar. Mbetet të shihet nëse ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re. 

Teksa Fernandes nuk e ka në plan të largohet nga Anglia gjatë këtij muaji, ai ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Juan Mata ka folur për kualitetin e ligës australiane të futbollit. 

Mata momentalisht luan në radhët e Western Sydney Wanderes në moshën 36-vjeçare. 

“Pas videove që ai (Mata) m’i ka dërguar për stilin e jetesës, duke luajtur golf, duke shkuar në plazh, në stadium, të gjithë tifoët, kushtet që ka klubi dhe gjithçka, unë mund të mendoj për këtë mundësi”. 

“Nëse ai është ende duke jetuar atje do të jetë një opsion edhe më i mirë sepse ai më ka thënë se ka rënë në dashuri me vendin, në dashuri me kulturën”. 

“Ai më ka thënë se është penduar që nuk ka ardhur më herët në Australi. Ai është dikush që mund ta ndjeni sa i lumtur është. Ai më ka thënë mua shumë gjëra të mira”, ka thënë Fernandes. 

United do të luajë ndaj Fulhamit në Ligën Premier gjatë këtij vikendi, teksa kujtojmë se ata momentalisht gjenden në pozitën e 13-të në tabelë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy