Donika Gërvalla është e keqja më e madhe e kësaj qeverie – thotë Veliu (VIDEO) 

by Nexhat

Analisti Lulzim Veliu ka deklaruar se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, përfaqëson të keqen më të madhe të qeverisjes katërvjeçare.

“Donika Gërvalla Schwarz është e keqja më e madhe e kësaj qeverije dhe e kësaj qeverisjes 4-vjeçare”.

banner

Pra, kemi një ministre të Punës së Jashtme që deri më tani rezultati i saj është zero”.

Në asnjë aspekt ndërkombëtar nuk e bëri Kosovën që t’i dëgjohet zëri apo të kemi ndonjë njohje apo pranim në ndonjë organizatë ndërkombëtare”, u shpreh Veliu në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Sipas tij, më shqetësuese është humbja e mundësisë historike për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në një moment kur Rusia ishte larguar nga kjo organizatë, njofton Klankosova.tv.

“Çka është më e keqja, e humbëm edhe shansin me të mirë për t’u pranuar Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës në momentin kur Këshilli i Evropës kishte larguar Rusinë”, deklaroi Veliu.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy