Enis Bardhi bëhet me skuadër të re, mbetet në Superligën e Turqisë

by Nexhat

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin turk, Bodrumspor.

Vetëm disa ditë pas shkëputjes së kontratës me Trabzonspor, Bardhi është bërë me skuadër të re.

banner

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar kontratë me klubin e Bodrumsporit, i cili bën gara gjithashtu në Superligën e Turqisë.

“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Enis Bardhin, i cili ka luajtur për herë të fundit për Trabzonspor”, thuhet në njoftim.

Të Bodrumspori, Bardhi do të takojë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti.

Ndryshe, Bodrumspori momentalisht renditet në pozitën e 16-të dhe rrezikon rënien nga kategoria nëse e mbyll sezonin në këtë vend. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy