Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka vazhduar takimet intensive me qytetarët në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në Opterushë dhe Zoqishtë të Rahovecit, ai prezantoi planin e tij për një Kosovë më të mirë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik, përmirësimit të arsimit dhe forcimit të institucioneve shtetërore.
“Në Opterushë e Zoqishtë të Rahovecit, prezantova planin për Kosovë më të mirë! Me mbështetësit e PDK-së, bashkë për Kosovën!” , ka shkruar Hoxhaj.
Ndërsa në Reshtan të Suharekës, ai u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për PDK-në
“Jehona e fitores së PDK-së ka filluar të përhapet gjithandej Kosovës,” deklaroi Hoxhaj, duke u zotuar për një qeverisje të përkushtuar dhe vizionare.
Këto takime janë pjesë e angazhimit të tij për të forcuar komunikimin me qytetarët dhe për të prezantuar platformën e PDK-së, e cila synon të adresojë sfidat kryesore të vendit.