Hoxhaj: PDK do të rrisë pagat e mësimdhënësve deri në 50 për qind

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se një arsim cilësor varet nga vlerësimi, motivimi dhe pagimi i drejtë i mësimdhënësve në Kosovë.

Në një video të publikuar në Facebook, Hoxhaj ka kritikuar qeverinë aktuale për trajtimin e mësimdhënësve dhe ka prezantuar vizionin e PDK-së për përmirësimin e arsimit

banner

“Si askush deri më tani, qeveria Kurti ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë”, deklaroi Hoxhaj, duke premtuar se PDK-së do të ndërmarrë masa konkrete për të përmirësuar situatën.

Një ndër masat kryesore të programit të PDK-së është rritja e pagave për të gjithë mësimdhënësit deri në 50 për qind. Sipas Hoxhajt, ky hap është i domosdoshëm për të motivuar dhe mbështetur mësimdhënësit, të cilët janë shtylla kryesore e një arsimi cilësor

“Për të pasur një arsim cilësor, ne duhet të kemi prioritet zhvillimin profesional të mësimdhënësve, duke i avancuar ata në karrierë dhe duke e vlerësuar performancën e tyre”, tha Hoxhaj, duke shtuar se PDK ka një plan të qartë për të investuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe për të siguruar një sistem arsimor të standardeve më të larta.

“Një arsim cilësor varet nga ajo se sa është i vlerësuar, motivuar dhe i paguar mësimdhënësi në Kosovë.Si askush deri më tani, qeveria Kurti ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. PDK do të rrisë pagat për të gjithë në arsim deri në 50 për qind. Për të pasur një arsim cilësor, ne duhet të kemi prioritet zhvillimin profesional të mësimdhënësve duke i avancuar ata në karrierë dhe duke e vlerësuar performancën e tyre”, ka thënë Hoxhaj

Programi i PDK-së për arsim përfshin një qasje gjithëpërfshirëse, duke vendosur në qendër të vëmendjes mësimdhënësit dhe përmirësimin e kushteve të tyre, si dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për nxënësit dhe studentët. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy