27
Për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Lulzim Basha ka vendosur të regjistrohet me “Partinë Konservatore” të cilës do t’i ndryshojë emrin.
Ndërkohë që vetë vazhdon betejën në Gjykatën e Lartë për të marrë logon dhe vulën e PD-së, në Gjykatë ka mbërritur kërkesa për të regjistruar partinë me emrin “Koalicioni Euroatlantik” me kryetar Endri Hasën
Ky i fundit është ish-deputet i PD dhe mbështetës i Lulzim Bashës.