Ministria që drejton Faton Peci shtynë afatin e granteve për fermerët deri dy ditë pas zgjedhjeve

by Nexhat

Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci, ka vendosur që afatin për grante për fermerët dhe agrobizneset ta shtyjë deri më 11 shkurt 2025, apo dy ditë pas zgjedhjeve nacionale.

Këtë njoftim ministria e ka bërë në faqen zyrtare në “facebook”

banner

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural konkretisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton të gjithë fermerët dhe agrobizneset se ka zgjatur afatin për aplikim për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante 2024 deri më 11 shkurt 2025”, thuhet në njotim.

Siç tregohet aty, thirrja për aplikim ishte hapur më 27 dhjetor 2024

“Thirrja për aplikim për Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore” dhe Masën 3 ”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore” ishte hapur më 27 dhjetor të vitit 2024, ku përmes masave mbështetëse të PZhR 2024 investimet e MBPZhR-së arrijnë vlerën prej 18,727,000.00”, thuhet aty

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy