Finalistët e “Big Brother VIP Albania 4” po shijojnë ditët e fundit brenda shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, duke ndarë momente plot humor dhe energji pozitive.
Një situatë e tillë ndodhi kur Driloni ngacmoi Sarën me një koment që shkaktoi të qeshura mes banorëve. Duke krijuar një skenë humoristike, ai tha: “Sara, të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë kujtim”.
Reagimi i Sarës dhe i finalistëve të tjerë ishte i shpejtë, me të qeshura dhe batuta që e bënë momentin edhe më argëtues.
Këto çaste spontane janë dëshmi e atmosferës së veçantë që finalistët kanë krijuar në ditët e fundit të lojës, ndërsa numërojnë orët deri në shpalljen e fituesit të madh të këtij edicioni.
“Big Brother VIP Albania 4” vazhdon të mbajë publikun të lidhur me ekranin, duke sjellë momente të ngrohta, emocione dhe humor nga finalistët që tashmë kanë fituar zemrat e shikuesve.