Skandali te Onkologjiku, Rama: Një grup kriminelësh shkaktuan një situatë dramatike; Berisha: Ishte krim shtetëror

by Nexhat

Ndërsa prezantoi sot  nisjen e bashkëpunimit të QSUT spitali me SHEBA medical center një spitali i njohur në Izrael, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se skandale si ai i Onkologjikut nuk do të përsëriten.

Ai i quajti grup kriminelësh mjekët e përfshirë në skandal, të cilët sicc shtoi Rama  shkaktuan një situatë dramatike.

banner

“Rikthehemi këtu në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm që e zhvilluam si pasojë e një situate dramatike të shkaktuar nga një grup kriminelësh në spitalit onkologjik dhe sot më vjen shumë mirë që rikthehemi me optimizmin dhe me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore në botë, spitalin prestigjioz të Izraelit, i cili është i rankuar i nënti në klasifikimin e  përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës dhe jam shumë optimist sot për ecurinë e mëtejshme të transformimit të Qendrës Spitalore Universitare dhe për transformimin e spitalit Onkologjik, duke filluar nga spitali Onkologjik, në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi shëndetësor ekselent në Shqipëri sepse ky nuk është një partneritet formal, nuk është as një shkëmbim rastësor ose sporadik eksperience, por është një aleancë strategjike e bazuar në mirëkuptimin se krahë për krahë me lidershipin e spitalit Sheba, krahë për krahë me mjekët e Spitalit Sheba ne do të arrijmë të krijojmë një sinergji që do ta bëjë në këtë periudhë disavjeçare që kemi përpara qendrën spitalore universitare 2030 një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin”, tha Rama

Një koment për deklaratën e kryeministrit Rama e ka bërë kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai e cilësoi skandalin në Onkologjik si krim shtetëror kundër njerëzimit.

Deklaratë e xhelatit që do të lajë duart pasi ka kryer krimin. Krimi në Onkologjik është krim kundër njerëzimit, krim shtetëror kundër njerëzimit ato janë vrasje shtetërore. Nëse le të sëmurë të tillë pa mjekim i dorëzon të pashpresë. Dhe, sigurimi i ilaçeve dhe aparaturave është detyrim ligjor i drejtorisë së spitalit dhe kryeministrisë, janë përgjegjësit numër një”, u shpreh Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy