Kush ishte Anastas Janullatos

by engel

Kryepeshkopi Anastas Janullatos lindi në Pire të Greqisë në vitin 1929. Në vitin 1992, ai u bë kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

I lindur grek, në vitin 2017 atij iu dha nga Presidenti Ilir Meta nënshtetësia shqiptare.

banner

Janullatos njihet për punën e tij fetare dhe sociale. Mediat greke shkruajnë se ai punoi për ringjalljen e Kishës Ortodokse në Shqipëri, forcimin e bashkëjetesës së komuniteteve fetare dhe zhvillimin edukativ dhe të strukturave shoqërore.

Në 2 Gusht 1992 ai u fronëzua si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, diçka që u kundërshtua asokohe si pasojë e kombësisë së tij greke dhe tensioneve në kohë të ndryshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë.

Në vitin 2017, vetë Janullatos deklaroi për mediat greke se është koha që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare të drejtohet nga një shqiptar. Ai u shpreh se u dërgua në Shqipëri për të krijuar Kishën Shqiptare dhe jo një koloni.

Janullatos ishte teologu, klerik, shkrimtar, profesor emeritus i Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, anëtar nderi i Akademisë së Athinës, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

Anastas Janullatos lë pas një trashëgimi të pasur ndërsa në vitin 2000 u nominua për Çmimi Nobel për Paqe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy