Memli Krasniqi: Një familje e madhe nga Gjakova braktis Vetëvendosjen dhe i bashkohen PDK-së

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen vizionit për një Kosovë më të mirë. Krasniqi ka njoftuar se partisë së tij sot i janë bashkuar edhe një grup qytetarësh të cilët në të kaluarën e kanë përkrhaur Vetëvendosjen.

“Shumë qytetarë, të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë votuar ndryshe, këtë herë po vendosin për #MaMirë. Një shembull frymëzues është Liridoni dhe familja e tij e madhe, Berisha, nga Gjakova, të cilët tashmë po mbështesin PDK-në. Ky vendim është dëshmi e besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër,” deklaroi Krasniqi.

banner

Ai shtoi se çdo qytetar është i mirëpritur në këtë rrugëtim për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar.

“Faleminderit, Liridon, për mikpritjen tënde. Faleminderit të gjithë qytetarëve që po na jepni besimin tuaj gjithandej Kosovës. Jemi bashkë në misionin për një Kosovë që mundet dhe meriton ma mirë”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy