Sot përfundon afati për vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit

by engel

Sot përfundon afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, për të paraqitur kërkesën e tyre për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë e se më 20 janar është përmbyllur afati për vëzhguesit e subjekteve politike, ndërkaq sot do të përfundojë afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.

banner

Sot më 25 janar do të përfundojë afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësive të huaja dhe organizatave ndërombëtare. Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën eletronike (https://apliko.kqz-ks.org), pra për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, aplikimi mund të bëhet online”, tha Elezi për RTKlive.

Sipas Elezit, pas afatit të 25 janarit, do të mbetet vetëm një afat tjetër i hapur, ai për akreditimin e mediave.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt. Edhe mediat mund të bëjnë aplikimin e tyre online. Deri më tani, kemi pranuar dhjetëra aplikime nga media vendore dhe ndërkombëtare, që kanë kërkuar akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre të cilët do të mund të përcjellin votimin në ditën e zgjedhjeve, por edhe proceset tjera në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, njoftoi tutje Elezi.

Deri më tani, KQZ ka akredituar vetëm vëzhguesit e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025.

Nga 28 subjekte politike vetëm 21 kanë akredituar vëzhguesit e tyre. Në përgjithësi, numri i vëzhguesve të akredituar nga radhës e subjekteve politike është më shumë se 18 mijë vëzhgues.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy