Hamza para veteranëve të UÇK-së: Asgjë e askush s’do ta largojë Kosovën nga rruga që ju e nisët

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza para veteranëve të UÇK-së është shprehur se ata ndriquan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Hamza u shpreh se ata kanë shkruar historinë tonë, e cila siç u shpreh kandidati i PDK-së për kryeministër, nuk mund të rishkruhet.

banner

“Ju nuk jeni thjeshtë vetëm luftëtarë të lirisë, ju keni qenë dhe jeni nderi i kombit tonë. Ju jeni ata që keni ndriquar rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, sot jemi këtu për dy arsye, arsyeja e parë është mirënjohja dhe respekti i thellë për ju, në emër të çdo qytetari të Kosovës, ju falënderojë për guximin tuaj, për sakrifikën tuaj dhe fitoren e madhe, kapitullin e lavdisë që e keni shkruar në historinë tonë”.

“Historia jonë nuk mund të rishkruhet. E përsërisë, nuk mund të rishkruhet nga askush, ju nuk luftuat vetëm për pragun e shtëpisë, por për drejtësi, barazi dhe dinjitet për të gjithë qytetarët e vendit. Ishte trimëria juaj, ishte sakrifica juaj dhe e popullit tonë, ajo që ka bëri aleat të perëndimit dhe që solli një fitore të përbashkët me të gjitha vlerat që përfaqësojmë”, u shpreh ai.

Para veteranëve të UÇK-së, Hamza tha se asgjë dhe askush nuk do ta largojë Kosovën nga rruga që ata e nisën,

“Veteranë të dashur, arsyeja e dytë është angazhimi për të ardhmen, ju dhatë gjithçka për lirinë dhe sot është detyrë e jona ta ruajmë e ta ndërtojmë këtë shtet, me nderë, dinjitet dhe krenari. Asgjë dhe askush nuk do ta largojë Kosovën nga rruga që ju e nisët, një Kosovë e lirë, demokratike, e barabartë për të gjithë, në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ky është premtimi im për ju”, tha ai.

Tutje, Hamza u shpreh se që në muajt e patë të mandatit qeverisë të udhëhequr nga ai, përkrahja për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, sipas tij, do të rritet për 50 për qind.

“Ne angazhohemi për ju, për familjet tuaja dhe për të gjithë qytetarët tanë. Përkrahja për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës do të rritet për 50 për qind në muajt e parë të mandatit të qeverisë të udhëhequr nga unë dhe Partia Demokratike e Kosovës”, tha tutje Bedri Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy