Kimmich pyetet nëse do t’i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

by Nexhat

Bayerni ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Freiburgu të shtunën në mesditë dhe mbajti një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Leverkusenit të vendit të dytë.

Harry Kane shënoi golin e parë për bavarezët, ndërsa Kim Min-jae shënoi të dytin me një asistim të Joshua Kimmich.

banner

Ishte Kimmich ai që bëri një deklaratë për Bild pas ndeshjes, i cili e pyeti për një lëvizje të mundshme në Real Madrid pas përfundimit të kontratës së tij në fund të sezonit.

29-vjeçari ka shpërthyer duke thënë se nuk mund të jep informacione çdo tre ditë për të ardhmen e tij.

“Kam bërë një deklaratë të qartë dy javë më parë. Situata nuk ka ndryshuar. Sinqerisht, nuk mund t’ju sjell informacione të reja çdo tre ditë”.

“Do të ketë lajme në një moment, por nuk do ta komentoj çdo tre ditë”, tha mesfushori gjerman

Kimmich është futur në muajt e fundit të kontratës me Bayernin e cila skadon më 30 qershor.

Gjermani është lidhur me një kalim te Real Madridi, por interesim për të kanë shfaqur edhe Barcelona, PSG, Liverpool, Arsenal dhe Manchester City.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy