Milani me përmbysje në kohën shtesë mposht Parmen

by Nexhat

Milani është rikthyer te fitoret në Serie A, teksa ka mposhtur Parmen me një rikthim spektakolare 3-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, kur Matteo Cancellieri realizoi në minutën e 24-të për rezultatin 0-1.

banner

Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 13 minuta, kur Rossonerët barazuan shifrat në 1-1.

Sulmuesi amerikan Christian Pulisic realizoi nga penalltia për të barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 u mbyllën edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë kur pritej Milani të kalonte në epërsi një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi sërish shënuan mysafirët.

Enrico Del Prato realizoi për 1-2 në minutën e 80-të duke rikthyer epërsinë e mysafirëve.

Milani barazoi shifrat në 2-2 me Pavlovic, por goli i tij u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Por në minutë e 92-të, ishte Tijani Reijnders që realizoi për të barazuar shifrat në 2-2.

Rossonerët nuk u ndalen dhe në minutën e 95-të pas një rrëmuje në zonë përfitoi Samuel Chukuweze që shënoi për 3-2.

Me këto tre pikë Milani ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 34 pikë të tubuara.

Ndeshjen e radhës Milani e zhvillon përsëri para tifozëve të tyre, ku presin Interin në derbin lokal, në anën tjetër Parma pret Leccen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy