“Rekord pjesëmarrje në tubimin e LDK-së në Pejë” Abdixhiku: Shihni ushtrinë e djathtë që kam me vete

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, po e mban një tubim elektoral në Palestrën “Karagaç” në Pejë, të cilën e ka mbushur plot.

Nga Peja, Abdixhiku u kujdes që ta thumbonte partinë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila në mungesë të njerëzve në salla, po vendos perde të zeza.

banner

“’Karagaçi’ është bjeshkë, sikurse bjeshkët e Rugovës. Duhet matur mirë e mbar përpara se t’ia mësysh asaj. Por, kur e nënvlerëson, kur e lë atë thatë, kur e mbush me perde të zeza për rreth, pra ia humb të gjithë magjinë e madhështinë, kjo sallë edhe ta humb kontrollin”.

“Ta humb kontrollin aq shumë sa dikur ia nis me mbytë miza imagjinare në këtë sallë, në Karagaç. Për të gjithë ata që nga “Karagaçi” i Pejës, nga kjo sallë me kaq histori, kërkuan mbytjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, na shihni për pak, na shihni për rreth, na shihni e dëgjoni me shumë kujdes, shiheni gjithë këtë popull të rreshtuar pas LDK-së, shihni ushtrinë e djathtë të LDK-së. LDK dhe Peja janë një”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Abdixhiku tha se Peja po rreshtohet me LDK-në si përgjigje monumentale e kushtrimit të djathtë kombëtar, sepse sipas tij, në këto zgjedhje, ky kushtrim po i thërret qytetarët që të rreshtohen krah misionit të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

“Kosova e sanksioneve, Kosova e mbylljes, Kosova e masës, Kosova e përplasjes me aleatë, Kosova e përplasjes me shqiptarë në rajon e me shqiptarë në Kosovë, nuk është Kosova e të djathtëve, nuk është e patriotëve të Dukagjinit, nuk është Kosova e Ibrahim Rugova, nuk është Kosova e LDK-së”, tha ai.

Kreu i LDK-së e përmendi edhe fitoren që populli i Kosovës ia dha partisë në pushtet sot, duke thënë se iu tha 51% dhe 12 miliardë buxhet, por sipas tij, për katër vjet, puna e vetme e Kurtit është ura dy metërshe në Saradran .

“Para katër viteve, populli i Kosovës u dha pushtetarëve në ikje fuqinë më të madhe demokratike. U dha plot 51% dhe në demokraci, 51% do të thotë shumicë, në demokraci 51% është e barabartë me 100%”.

“U dha besa edhe 12 miliardë euro buxhet, për katër vjet si asnjë partie tjetër në histori. Me 12 miliardë dhe 51%, puna e vetme është një urë dy metërshe në Saradran, të cilën pas 9 shkurtit do ta shndërrojmë në monument të mbrojtur si muze, si muze e rikujtim se mund t’i kesh krejt e të mos bësh bash asgjë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy