Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka mbajtur një fjalim përpara shqiptarëve në Belgjikë. Noka tha se situata në Shqipëri është emergjente
Ai shtoi se diaspora është shpresa për ndryshim. Noka nënvizoi se duhet votuar kundër qeverisë të drejtuar nga kryeministri Rama, me qëllim “që Shqipëria të integrohet në Europë”
Flamur Noka: Diaspora është shpresa për ndryshimin, për ta kthyer Shqipërinë drejt Europës, rrugë që është ndërprerë nga regjimi narko-trafikant i Edi Ramës. Situata në Shqipëri është emergjente. Ne sot në Shqipëri kemi një narko-regjim. Ne nuk kemi një kryeministër, siç ka çdo vend i Europës, ne kemi një narko-kryeministër dhe kemi narko-qeveri. Kemi një njeri që vetëm ka mashtruar.