Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit anglez.
Pjesa e parë ishte mjaft e dobët pasi që të dyja ekipet nuk arritën të rrezikojnë njëra-tjetrën dhe kështu nuk pati asnjë goditje në drejtim të portave.
Në fakt, i njëjti ritëm e përcolli edhe pjesën e dytë, ndonëse Unitedi arriti ta gjejë golin e fitores.
Po luhej minuta e 78-të kur Lisandro Martinez shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 Unitedit.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit ‘Djajtë e Kuq’ ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar, duke marrë kështu një fitore tejet të rëndësishme.
Unitedi me këtë fitore ngjitet në pozitën e 12-të në tabelë me 29 pikë të grumbulluara, por ende larg objektivave të klubit.
Rasti i parë në këtë takim erdhi në minutën e 57-të kur Bruno Fernandes nga gjuajtja e lirë e rrezikoi portën e Bernd Lenos