Arifi: Gjithçka që s’ka qenë VV është sulmuar nga kjo qeveri

by Nexhat

Opinionisti Avni Arifi, ka thënë se në vitin 2021 rotacioni i pushtetit në Kosovë ka qenë dëshirë edhe e njerëzve që sipas tij, u kanë takuar partive politike të tjera.

Sipas Arifit, ka qenë bindja në popull që dyshja Kurti-Osmani do ta bëjnë atë që s’e kanë bërë krejt qeveritë e mëparshme, që do ta bashkojnë popullin dhe do ta çojnë vendin përpara.

banner

“Kjo aventurë dëshmoi që në Kosovë është mirë të mos i fitoj kurrë kurrkush 50%, pasi qeveria që u krijua, nuk u krijua qeveri e bashkimit të popullit, por u krijua qeveri që e zhvilloi arrogancën dhe populli është ndarë’.

“Gjithçka që s’ka qenë Vetëvendosje është sulmuar nga kjo qeveri dhe tash kemi mbërri në një nivel që e ka guximin t’i lyp edhe 50% të votave pa ofruar asnjë program, sepse kjo votë e besimit, e ka shndërruar në votë të obligimit”, tha Arifi në Rubikon në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy