Baraliu: Jo më votë për partinë Kurti, vota për të e mallkuar për shpresat e vrara

by Nexhat

Opinionisti Bleron Baraliu i cili në zgjedhjet e kaluara kishte mbështetur Albin Kurtin pohon të ketë ndërruar mendje, dhe e quan të pamerituar votën e tij nga qeveria që sipas tij u tregua e paaftë.

“Jo më votë për partinë Kurti! Në diskursin më të ri akademik, pyetje iluministe megjithatë mbetet: për kënd ka votuar akademiku i jashtëzakonshëm Rexhep Qosja në vitin 2,000 dhe a ka gabuar atëherë?! Sa janë gjasat që do të gaboj sërish – kësaj radhe, matematikisht, kam frikë vet, me përmasa shumë më të larta se atëherë?!”, ka shkruar Baraliu në Facebook.

banner

“Përkundër Qosjes, unë kam votuar vetëm njëherë, dhe atë në vitin 2021, për partinë Vetëvendosje (sic, LVV nuk ekziston më…). Përkundër Qosjes, kësaj radhe kam vendosur as të mos regjistrohem për të votuar, sepse — edhe pse vota (dhe nxitja ime pasionante në vitin 2021) për të votuar partinë VV ka qenë e drejt në rrethanat e atëhershme — vota ime ka qenë një votë krejtësisht e pamerituar nga Kurti me qeverisjen e tij monolite dhe të pa aftë”.

Madje, Baraliu e quan votën pë r Kurtin të mallkuar për shpresat e vrara.

“Qosjes duhet t’ia kujtoj se është e vërtetë që Kurti ka sjellë një diskurs të ri rreth veriut të vendit dhe qëndrimit karshi mujsharëve ndërkombëtarë, dhe për këtë ruan merita të dalluara, është e vërtetë që Kurti 2 edhe ka tentuar disa reforma administrative e politike, por njëkohësisht është e vërtetë që, krahas sukseseve në veri, radhiten dështime pakufi në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe diplomaci – kulminuar me tradhëti të kauzës kombëtare, si dhe tradhëti kombëtare me dorëzimin e Manastirit të Deçanit dhe legjitimimit të kishës fashiste s*rbe si një entitet juridik autonom në Kosovë.

“Vota e Kurtit në këto rrethana, besoj unë, është votë e mallkuar për shpresat e vrara, mbështetje për metamorfozën ‘Rugoviane’ të Kurtit, thikë e fortë mbas shpine kauzës për të ardhmen e kombit tonë të bashkuar e të fuqishëm”.

“Po t’i kishte të dhënat e mia, do të kuptonte i nderuari Profesor se mbështetësit më të furishëm të Kurtit sot nuk janë më Demaçistët e revolucionarët themelues të Lëvizjse por janë mu ata jugosllavistë dhe soji i tyre që Kosovën e duan të acaruar kundër luftëtarëve të lirisë dhe UÇKsë dhe të ndarë nga trungu i kombit, siç e donte tito i tyre i dashur. Pra, mu ata dhe bijtë e tyre që votuan kundër vet Qosjes në vitin 2,000!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy