Barcelona duket se do të humbasë një nga lojtarët më të dalluar të akademisë ‘La Masia’, pasi i njëjti pritet të transferohet në Arabinë Saudite.
I dalluar si në aspektin teknik dhe faktin që mbulon disa pozita në fushë, bisedimet janë në fazën përfundimtare për sulmuesin Unai Hernandez, mes Barcelonës dhe Al-Ittihadit.
Dy ekipet kanë qenë në bisedime për Hernandez gjatë javëve të fundit, pasi Al-Ittihadi e bindi të riun spanjoll që ta pranojë ofertën e tyre.
E përditshmja katalanase Sport, ka raportuar se një takim ndodhi mes palëve gjatë kohës kur Barcelona ishte e angazhuar në Superkupën e Spanjës që u mbajt në Lindjen e Mesme
Ky informacion u konfirmua edhe nga Mundo Deportivo dhe Fabrizio Romano, me këtë të fundit që ka thënë se një ofertë formale prej 4-5 milionë eurosh është dërguar për Hernandez. Ai ka momentalisht vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe në teori ekziston opsioni për ta zgjatur atë për dy vite.
Është lënë të kuptohet se dita e sotme (e hënë) është vendimtare për negociatat, teksa gjithçka mund të zyrtarizohet të enjten ose të premten.
Kjo është një marrëveshje e cila mund të hap derën për transferimin e Marcus Rashford tek Barcelona, pasi blaugranasit duhej të gjenin një limit prej gjashtë milionë eurosh në kufirin e tyre të pagave, për ta bërë realitet këtë lëvizje