E quajti ‘gjeneral të vetëshpallur’, Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

by Nexhat

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës për “gjeneral të vetëshpallur”.

Haradinaj u shpreh për KP se gradën e dytë e ka nga NATO, e nga një oficer gjerman, pikërisht “ku ka lindur kjo zonja”

banner

“Ua kam hequr maskat edhe tash po iu prishën matematikat, po shohin se nuk e kanë punën mirë. Kuptohet, jam bërë nervoz, por detyra ime është kjo, unë jam opozitarë, ka qenë detyra ime me iu hequr maskat – me ia qit ashtu si janë dhe po e shihni se çfarë janë. Hero janë dëshmorët e ata, për gjeneral, gradën e dytë e kam pikërisht prej NATO-s dhe atë prej një oficeri gjerman, atje ku është rritur kjo zonja, gjeneralit Klaus, ma ka dhënë me dorën e vet”, tha Haradinaj

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke i bërë thirrje që të ndalojnë me fyerje e veprime keqdashëse kundër luftës së lavdishme çlirimtare dhe pjesëtarëve të UÇK-së, “sepse një ditë, jo të largët, vet populli do t’u pështyjë surratin e do t’u hedh në kosha plehrash”.

Gërvalla mbrëmë gjatë një tubimi në Deçan, tha se Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy