Fajon: Do të mbështesim zgjedhjen e Sorensenit, dialogu Kosovë-Serbi në agjendën e BE-së

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon, tha sot se ministrat e vendeve anëtare të BE-së do të mbështesin zgjedhjen e diplomatit danez Peter Sorensen si i dërguar i ri special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se ky dialog do të jetë lartë në agjendën e BE-së, raporton RTV.

“Sot ne do të mbështesim të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, diplomatin e respektuar dhe të mirënjohur danez Sorensen, i cili tashmë ka udhëhequr delegacionet evropiane në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut,” u tha Fajon gazetarëve pasi mbërriti në BE nga mbledhja e Këshillit për Punë të Jashtme

banner

Ajo shtoi se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të jetë i lartë në agjendën e Bashkimit Evropian”.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan të premten e kaluar emërimin e Sorensen si i dërguar i ri special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe miratimi përfundimtar duhet të jepet nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së në mënyrë që ai të mund të të fillojë mandatin e tij në fillim të shkurtit.

Sorensen u propozua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, si e dërguar speciale e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. 

Mandati i të dërguarit aktual të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zgjat deri më 31 janar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy