17
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me një ekip të Kibernetikës, ka marrë pjesë në ushtrimin “Cyber Unity 25” ku ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe lidership të nivelit të lartë gjatë pjesëmarrjes në ushtrimin shumëkombësh “Cyber Unity 25”, i organizuar nga NATO.
Sipas FSK-së, ky aktivitet, kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përgatitjes kundër kërcënimeve të avancuara kibernetike si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare.