Gazetari izraelit: Shqipëria mund të presë 100 mijë banorë nga Gaza

by Nexhat

Analisti kryesor politik i Channel 12 News të Izraelit Yedioth Ahronot ka bërë një postim në rrjetin e tij social X ku thotë se Shqipëria mund të presë 100 mijë banorë nga Gaza.

“Ndalesa tjetër – Shqipëria? Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend. Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të presin refugjatë dhe pretendojnë se opsionet si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”, thuhet në postimin e gazetarit Yedioth Ahronot

banner

Nëse ky propozim realizohet, Shqipëria do të ishte shteti i katërt që pranon refugjatë të tillë, pas pranimit të opozitës iraniane, emigrantëve afganë pas rikthimit të talebanëve në pushtet dhe emigrantëve të paligjshëm që Italia transferon në portin e Shëngjinit.

Ky zhvillim pritet të shkaktojë debat të gjerë në Shqipëri, lidhur me kapacitetet e strehimit dhe pasojat sociale e politike që mund të ketë një vendim i tillë ndërsa autoritetet shqiptare ende nuk kanë ofruar një reagim zyrtar për këto raportime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy