Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila e quajti Ramush Haradinajn si “gjeneral të vetëshpallur”.
OVL e UÇK-së, përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se nuk është hera e parë që Donika Gërvalla fyen UÇK-në, udhëheqësit e saj dhe pjesëtarët e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, por sipas tyre kësaj here e kanë tepruar.Në reagim ata thonë se nuk janë të vetëshpallur, por me vetëdije të plotë thonë se i kanë dalë përball armikut.
“Po ta përkujtojmë Donikë një gjë, sepse këtë nuk ta kanë treguar serbet, se: Pas Betejës titanike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe Familjes së tij në Prekaz më 5. 6. 7 mars 1998, ishin Haradinajt ata, që më 24 mars 1998 bënë luftë të paparë kundër forcave serbe, duke e vazhduar Luftën çlirimtare me pushkën dhe zërin e tyre; ‘Ooo prite Adem Jasharin moreee heeej’. E pra, kjo është Drenica e Dukagjini që E zeza Donikë ti i ke quajtur e po vazhdon t’i quash vende të krimit!? “, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së