Akademiku kosovar, Rexhep Qosja thotë se ka vendosur që ta ushtrojë të drejtën e votës për herën e dytë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kundërshtari i përbetuar i presidentit historik Ibrahim Rugova, thotë se mban mend që herën e parë dhe të vetme që ka votuar në Kosovën e pavarur, që sipas tij ishin zgjedhjet e vitit 2000.
Shkas u bë një mesazh të cilin thotë se e ka pranuar nga KQZ-ja rreth njoftimit për qendrën e votimit ku ai ka të drejtën për të votuar.
“Me 17 dhjetor 2024 prej KQZ-së më erdhi ky mesazh: “Përshëndetje nga KQZ. Qendra jote e votimit është caktuar. Shikoje dhe ndërroje tani nëse nuk të përshtatet…Ky mesazh më nxiti ta kujtoj herën e parë dhe të fundit kur e kam ushtruar të drejtën e votimit në Kosovë. Ishte viti 2000”, ka thënë ai
Sipas akademikut, votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur ai do të ushtroj këtë të drejtë.
Madje ai ka treguar se edhe për kë dhe pse e ka ndarë mendjen për të votuar.
“Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe e dyta fushata zgjedhore e opozitës. Është kjo një fushatë zgjedhore e pandodhur, e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook