Maliqi paralajmëron se një i ashtuquajtur institut po lanson dezinformata kundër opozitës: Ka pasur lidhje edhe me shërbimin sekret rus

by Nexhat

Publicisti Agon Maliqi paralajmëroi për një të ashtuquajtur institut që që është shpërfaqur si platformë “për lansimin e dezinformatave”.

Ai shkroi në një postim në Facebook se ky “institut” që tash po e akuzon opozitën, është vërtetuar se “ka pasur lidhje edhe me shërbimin sekret rus”.

banner

“Kush e aktivizoi institutin IFIMES? Nuk e di se si dhe kur pati ndodhur saktë që njëfarë instituti i Lubjanës me emrin IFIMES e pati fituar njëfarë nami në Prishtinë si entitet i besueshëm i analizave politike. Kjo trafikë matrapazësh me 2-3 veta staf, që prodhon “njohuri” në bazë të asaj se kush paguan më shumë, vitet e fundit është vërtetuar nga shërbimet perëndimore se ka pasur lidhje edhe me shërbimin sekret rus. Para pushtimit të Ukrainës pati dalë me disa analiza krejtësisht në linjën e Moskës dhe shpesh shërben si platformë për lansimin e dezinformatave ruse dhe serbe”, shkroi Maliqi.

“Tani paskan dalur edhe me një analizë për zgjedhjet në Kosovë ku mes tjerash po aludojnë (parafrazoj) se “shtetet e huaja në bashkëpunim me prokurorinë po e përgatisin një skandal kundër kryeministrit Kurti në kulm të fushatës”, dhe e akuzon opozitën në Kosovë se është në krye të një fushate për “katolicizimin dhe bulgarizimin e Kosovës””, shtoi ai.

Maliqi thotë se mediat në Kosovë duhet “të tregojnë kujdes në mënyrën se si i prezantojnë ‘gjetjet’ e këtij ‘instituti’, si dhe të parashtrojnë pyetje se kush financon dhe bashkëpunon me institute të tilla?”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy