Ruben Amorim po dëshiron ndryshime të mëdha te Manchester United dhe priten shumë largime nga Old Traford.
Manchester United thuhet se është i përgatitur të dëgjojë ofertat për sulmuesin danez Rasmus Hojlund, sipas ESPN.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta shesin qysh në afatin kalimtar të janarit danezin nëse vije një ofertë e duhur.
Dy gjigantët italianë AC Milan dhe Juventus kanë shfaqur interesim për transferimin e danezit, duke e parë Hojlund si një opsion të zbatueshëm nëse objektivat e tyre primar bien.
Interesi për sulmuesin danez shtrihet edhe tek klubet në Bundesligë, me emra si Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen që e duan atë.
Transfermarkt aktualisht vlerëson Rasmus Hojlund në 60 milionë euro, por duket e vështirë që ndonjë klub të ofrojë këtë shifër për danezin.
Hojlund ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 1 asistim në 28 ndeshje për United këtë sezon.