“Pak fjalë e shumë punë – I ka përmbushur zotimet, më shumë se kjo qeveri, e kemi ndërru lojën”, Memli Krasniqi për Bedri Hamzën

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Bedri Hamza i ka përmbushur premtimet si kryetar i Mitrovicës.

Krasniqi në “Pressing” të T7 e ka përshkruar Hamzën si njeri të ndershëm e me integritet.

banner

Ai ka thënë se i kanë ndihmuar edhe garës elektorale duke kandiduar Hamzën për kryeministër.

“Kam qenë i bindur që kandidimi i Hamzës është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, jo vetëm për PDK-në por edhe për garën elektorale. Bedri Hamza është njeriu që ngërthen vlerat më të rëndësishme që duhet me i pas kryeministri i ardhshëm; ndershmëria, kompetenca, profesionalizmi, integriteti, ndoshta pak fjalë e shumë punë”.

“E keni pa në Raportin e Institutit GAP del që është kryetari me përmbushjen më të madhe të premtimeve, më 92% për tri vite”, ka thënë Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy