Në 14 vendimet e nxjerra të dielën e 26 janarit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur subjektet politike me mbi 31 mijë euro.
Në vendimin e parë të nxjerrë nga ky institucion, është shpallur e bazuar ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj subjektit politik, Demokracia Serbe (DS), pasi ishin identifikuar banerë të vendosur në hapësira publike të kandidatit Aleksandar Arsenijoviq në Leposaviq.
PZAP ja gjobitur subjektin politik me 4 mijë euro.
VV një ankesë të njëjtë e ka bërë edhe kundër subjektit politik, Kosovski Srba.
PZAP-ja ka gjobitur me 3700 euro këtë subjekt politik, pasi kanë hasur në një fotografi të Kosovski Srba në ndërtesën publike të Leposaviqit.
Edhe Lista Serbe është gjobitur nga PZAP-ja me 4 mijë euro.
Ankesa e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje me datë 24 janar ka rezultuar e bazuar, pasi kjo parti kishte identifikuar banerë/posterë në hapësirat/rrugët publike së subjektit politike Lista Serbe në Leposaviq.
Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 3.500 euro pas ankesës në PZAP të VV-së, pasi në hapësirat publike në Besianë janë parë posterë të kandidates Arjeta Fazliu Abazi.
Me 3700 euro është gjobiur koalicioni AAK-Nisma, ku ankesa e VV-së ka rezultuar e bazuar nga PZAP-ja, pasi aktivistë të VV-së kishin identifikuar banerë të kandidatit Nuredin Lushtaku në një ndërtesë kolektive në sheshin e qytetit në Skënderaj.
Me ankesën e bërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5 mijë euro, për sulmin e bërë ndaj Prokurorisë, përmes një fotografie të publikuar nga Albena Reshitaj në Facebook.
Ajo në Facebook kishte publikuar një fotografi në një nga tubimet e këtij subjekti politik, e që në të ishte e vendosur parulla ku shkruante “Prokuroria e Kosovës e kapur nga hajnat. Qeveria Kurti i çoi në Gjykata 250 lëndë, atdheu në rrezik, mërgata voton LVV”.
PZAP e ka vlerësuar si të bazuar ankesën e PDK-së, dhe partia në pushtet detyrohet që brenda 15 ditësh të paguaj gjobën.
Edhe një gjobë prej 6 mijë euro është marrë vendim nga PZAP-ja për VV-në, pasi disa kandidatë të saj, Haxhi Avdyli kishte shpërndarë një video nga ambientetet e Neurologjisë duke promovuar numrin e tij si kandidat.
Ndërsa Albena Reshitaj, Agon Batusha, Besim Muzaqi, kishin publikuar pamje në Facebook nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, gjithashtu duke promovuar numrin e tyre si kandidat për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Koalicioni për Familjen është gjobitur me 1500 euro, pas ankesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje në PZAP të mërkurën e 22 janarit. Kandidatja Donika Kokollari kishte vendosur posterin në rrugën “Xhavit Bajraktari” në shtyllat elektrike.