Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

by Nexhat

Real Madrid ka qetësuar atmosferën fal paraqitjeve të Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe.

Megjithatë, ka dyshime nëse të katër mund të bashkëjetojnë në ndeshjet më të mëdha, ndërsa në horizont mbesin ofertat për yjet e tyre.

banner

Arabia Saudite dëshiron të sigurojë Viniciusin për herë të dytë radhazi. Braziliani, me kontratë deri në 2027, është në bisedime për rinovim me Real Madridin, por ofertat e mëdha financiare nga Sauditë mund të jenë tunduese.

PSG e konsideron Rodrygon si një gur themelor për të ardhmen. Sipas RMC Sport, ata duan ta bëjnë atë yllin e skuadrës dhe të ofrojnë një kontratë me rritje të pagës. Rodrygo ka kontratë deri në 2028, por roli i tij në muajt e ardhshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen

Liverpool dhe Manchester City gjithashtu janë të interesuar për Rodrygon, duke shtuar presion në Real Madrid.

Real Madridi duhet të balancojë praninë e katër yjeve në skuadër. Vendimet e Ancelotti dhe menaxhmentit do të jenë vendimtare për të përcaktuar se cilët lojtarë do të qëndrojnë dhe cilët mund të largohen këtë verë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy