Barcelona mbrëmë (e diel) mori një fitore të thellë me rezultat 7-1 në shtëpi ndaj Valencias.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të javës së 21-të në La Liga dhe blaugranasit nuk e vunë në dyshim fitoren, duke e siguruar në fakt atë qysh në pjesën e parë.
Për të gjithë tifozët e pranishëm në stadium, ky ishte një spektakël i vërtetë, e në mesin atyre që kishin fatin ta përjetonin këtë fitore ishin edhe disa tifozë nga Kosova.
Ata kishin udhëtuar për në ‘Montjuic’ për të ndjekë nga afër këtë ballafaqim, ku me vete kishin marrë edhe flamurin e Kosovës.
Kjo gjë duket se i ka penguar serbët të cilët patën një reagim, duke pretenduar se janë ‘tradhtuar’ nga Spanja.
Barcelona si klub ka vite që tashmë edhe zyrtarisht e ka pranuar organizatën e tifozëve të Barcelonës në Kosovë, “Penya Kosovar del FC Barcelona”, dhe ata asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë pengesë për të përcjellë ndeshjet nga stadiumi, apo për të futur edhe simbolet kombëtare.
Kujtojmë se ndonëse Spanja nuk e njeh Kosovën zyrtarisht si shtet, ajo i ka pranuar pasaportat dhe çdo tifoz kosovarë është i lirë të udhëtojë në Spanjë për çfarëdo qëllimi që kanë