Smajl Latifi: Krusha e Madhe, burim frymëzimi për të gjithë popullin e Kosovës

by informim peje

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, ka theksuar rëndësinë e Krushës së Madhe në zhvillimin dhe forcimin e Kosovës.

Gjatë një takimi me qytetarët e Krushës, Latifi ka falënderuar ata për mikpritjen e ngrohtë dhe për bashkëbisedimin e hapur dhe sinqertë.

banner

Ai theksoi se, gjatë takimit, është prezantuar programi i partisë për projektet që i duhen Krushës së Madhe, duke përfshirë iniciativa që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj komune.

Sipas Latifit, mbështetja që Krusha e Madhe meriton është thelbësore për forcimin e shtetit të Kosovës dhe për ndihmën që ajo mund t’i japë gjithë vendit në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

Kandidati i AAK-së ka shprehur besimin se angazhimi i qytetarëve të Krushës së Madhe është një burim frymëzimi për të gjithë popullin e Kosovës dhe se vetëm përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mund të arrihen synimet për një të ardhme më të sigurt dhe më të prosperuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy