Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila do të mbahet këtë të hënë, më 29 janar 2024.
Të akuzuarit për vrasjen e Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, do të dalin para gjykatës për të dhënë deklaratat e tyre.
Deri tani, tre të akuzuarit, Murseli, Kokalla dhe Plava, ndodhen në paraburgim, ndërsa për Dodajn, i cili dyshohet se ka shitur armën dorasit, është vendosur të lirohet pasi Gjykata Supreme ndërpreu masën e paraburgimit ndaj tij.
Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.