Tensione në Skenderaj: Qytetarët hedhin fishekzjarre, dëgjohen thirrje “Albin hajni”, “Zdravo”, “Thaçi, Thaçi”

by engel

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tubim zgjedhor në Skenderaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, gjatë përpjekjeve të kryeministrit Albin Kurti për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.

banner

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, mbrojtja e afërt e kryeministrit ka reaguar menjëherë, duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre.

Nuk raportohet për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit.

Ndërkohë, para pak minutash, në afërsi të vendit ku po mbahej tubimi, janë dëgjuar dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës duke brohoritur “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.

Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçiq, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të mëdha.

Policia ndodhen në vendngjarje, dhe po përcjellin me kujdes situatën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy