Anëtar i Këshillit Kombëtar të Parisë Demokratike Genc Pollo, ka reaguar në lidhje me lajmin e ndarë, i përgënjeshtruar më pas nga kryeministri Rama si Fake News, se 100 mijë palestinezë të Gazës do të strehohen në Shqipëri
Pollo shprehet se shpreson që një lajm i tillë të mos jetë i vërtetë, ndërsa shton se 100 mijë palestinezë arabë duhet të zhvendosen në një vend tjetër arab që ka hapësirën e nevojshme për jetesë
Ai ka kërkuar që Partia Demokratike dhe opozita në tërësi duhet të reagojë publikisht kundër një ideje të tillë.
“Media izraelite sugjeron që po negociohet me qeverinë shqiptare strehimi i 100 mijë palestinezëve në vendin tonë. Shpresoj shumë që të mos jetë e vërtetë dhe që të mund të besojmë përgënjeshtrimin e Edi Ramës. 100 mijë palestinezë arabë duhet të zhvendosen (nëse është e nevojshme) në një vend tjetër arab që ka hapësirën (sipërfaqen) e nevojshme për jetesë. Ky nuk është rasti në Evropë duke përfshirë Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë!!! Partia Demokratike/opozita duhet të prononcohet publikisht kundra kësaj ideje të mbrapshtë”, shkruan ai