A do të preket SPAK nga pezullimi i fondeve amerikane? Pollo: Merr miliona nga buxheti i shtetit, bashkëpunimi me SHBA s’do të ndalojë

by Nexhat

Ish-ministri Genc Pollo, i ftuar në emisionin “Open,” komentoi vendimin e administratës amerikane për ndërprerjen e ndihmave për vendet e huaja, duke u ndalur te impakti i këtij vendimi në institucionet si SPAK dhe GJKKO në Shqipëri

“SPAK merr miliona nga buxheti i shtetit. Paratë që financojnë SPAK dhe GJKKO janë mëse të mjaftueshme që të mos u mungojë asgjë,” u shpreh Pollo, duke theksuar se problematika nuk lidhet me mungesën e financimit, por me vullnetin për zbatimin efektiv të ligjit

banner

Sipas tij, mbështetja ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar do të vijojë, pavarësisht reduktimeve të fondeve. “Ka një interes të qartë nga BE dhe SHBA për të mbështetur përpjekjet për ndalimin e krimit të organizuar. Përfaqësues të FBI dhe DEA do të vijojnë bashkëpunimin me institucionet shqiptare, pavarësisht ndërprerjes së ndihmave,” shtoi ai.

Pollo theksoi se përmirësimi i rezultateve nuk është thjesht çështje burimesh financiare, por kryesisht një çështje e angazhimit institucional për të zbatuar ligjin dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy