Petrit Malaj, i cili është ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati,
Malaj ka shkruar se ky takim ka qenë kënaqësi për të, dhe se gjatë takimit ata kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve e zhvillimet politike në Kosovë.
Po ashtu, çështje e diskutimit ka qenë edhe e ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi.
‘‘Ishte kenaqësi e veçantë takimi me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë znj.Anu Prattipati. Zhvilluam një bisedë mjaft konstruktive dhe miqësore, me fokus marrëdhëniet mes dy vendeve tona, zhvillimet politike në Kosovë, e tashmja dhe e ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Të dy palët shprehëm vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm mes dy ambasadave tona për përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta’’, ka shkruar ai.