41
Pak më parë anija Cassiopea ka mbërritur në Shëngjin duke sjellë në Shqipëri 49 emigrantë që zbarkuan në Itali ditët e fundit.
Ky është operacioni i tretë i këtij lloji që nga hapja e qendrës së pritjes dhe kampit në Shqipëri, ndërsa vjen pas rreth dy muajsh stopim nga operacioni i fundit.
Dy rastet e para të emigrantëve të nisur nga Italia drejt Shqipërisë kanë pasur problematika pasi gjykatat italiane i kanë kthyer mbrapsht.