Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka kërkuar që të ketë më shumë bashkëpunim institucional në lidhje me ofrimin e të dhënave dhe informimit në mënyrë që të kryhen rastet nga ky institucion dhe të ketë sukses, raporton Ekonomia Online.
“Çdo punë e parë ka sfidat e veta duke parë edhe fushën delikate në bazë të demokracisë dhe vlerave ,pa të cilat nuk mund të ketë inspektim të drejtave të njeriut. Dua të theksojë atë që del në pah nga raporti prej miratimit të ligjit, për të drejtën dhe mbrojtjen ndaj diskriminimit nga viti 2015, pjesërisht është miratuar, por deri në vitin 2024 kur është publikuar raporti për vlerësimin dhe zbatimin e ligjit. Ne i kemi ditur pak a shumë sfidat dhe problematikat që na përcjellë kjo fushë, e para që del si konstatim dhe si shqetësim i ngritur nga unë si avokat është mungesa e të dhënave që do të thotë institucionet e Kosovës, nuk arrijnë të mbledhin dhe të fusin në informata të sakta ndaj diskriminimit të cilat i pa mundësojnë Avokatit të Popullit ta përmbush ligjin”, tha Qelaj në tryezën “Raporti i Avokatit të Popullit lidhur me zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”, tha Qelaj.