Bislimi uron Peter Sorensen, beson në qasje më të balancuar në dialog

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar Peter Sorensen për emërimin e tij si përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Bislimi ka shprehur dëshirën për një mandat të suksesshëm për Sorensenin si lehtësues të dialogut, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të balancuar ndaj palëve dhe negociatave si një kusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

banner

Në një postim në rrjetet sociale, Bislimi ka theksuar se suksesi i procesit të dialogut kërkon angazhim dhe diplomaci të kujdesshme.

“Urime Peter Sorensen për emërimin si përfaqësues i Posaçëm i BE-së për procesin e dialogut. I uroj një mandat të suksesshëm si lehtësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociatave si kusht thelbësor për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi në “X”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy