Brenda pak ditësh, fuqitë e mëdha kanë shprehur mbështetjen e (pa)fshehur për regjimin e Aleksandar Vuçiqit. A mund të ndryshojë gjendjen dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq?
Përfaqësuesit e disa prej vendeve më me ndikim, si me komandë, kanë shprehur njëfarë mbështetjeje për regjimin në Serbigjatë ditëve të fundit. Është interesante se përfaqësues të rangut të lartë të administratave të SHBA-së, Rusisë dhe Bashkimit Evropian folën me tone të ngjashme dhe dukej sikur ndonjëherë po kopjonin njëri-tjetrin. Tani priten reagime të reja, pasi kryeministri i deritanishëm i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje.
Sidoqoftë, reagimi i Rusisë ndoshta nuk ishte i papritur, pasi qeveria ruse nuk ka shumë simpati për protestat në rrugë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtmeruse Maria Zakharova tha se “marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë një kockë në fytin e Perëndimit” dhe se “provokimet po përpiqen t’i kthejnë protestat nga demokratike në antishtetërore” dhe se “ky është çelësi universal i Perëndimit”.
Sa i përket Perëndimit, i cili është akuzuar në mediat e regjimit serb se qëndron pas tentativës së “revolucionit me ngjyra”, edhe ai i ka dërguar fjalë qetësueseVuçiqit. Së pari, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, holandezi Gert Jan Kopman, deklaroi në Beograd, siç njoftojnë disa media, në një takim të mbyllur me opozitën, se “Bashkimi Evropian nuk do të pranojë apo mbështesë dhunën për ndryshimin e qeverisë në Serbi”.