Edhe në parlamentaret e 11 majit administrimi i votave do të bëhet nga partitë politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau komisionerët e KZAZ-ve, ku PS e PD do të kenë nga dy secila, ndërsa PSD e Tom Doshit dhe PL e Ilir Metës do të kenë nga një komisioner.
Anëtari i shtatë që përcakton shumicën u nda me short dhe nga 93 KZAZ në total, 46 do i kryesojnë socialistët, ndërsa në 47 demokratët. Përcaktuese ishte qasja e kryekomisionerit Celibashi që pas informacionit të kërkuar në Kuvend, e konsideroi PSD-në e Doshit si parti të mazhorancës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau komisionerët e partive politike që do të administrojnë votat e shqiptarëve në 11 prill.
Mbledhja në vetvete ishte rutinore, ku sipas vendimit, nga dy anëtarë do të propozojnë partitë e mëdha, PS-ja dhe PD-ja, ndërsa nga një anëtar do të kenë të drejtë të propozojnë PL-ja e Ilir Metës dhe PSD-ja e Tom Doshit. Anëtari i shtatë në 93 KZAZ, u nda me short
Vetë partitë politike nuk vajtën në KQZ për të ndjekur shortin, pasi debatin e kishin bërë me letra. Kjo për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor ku të drejtën për të propozuar komisioner e kanë partitë e para të shumicës dhe opozitës parlamentare, dhe partitë e dytë të shumicës dhe opozitës parlamentare; dhe sipas informacionit që Kuvendi kishte dërguar KQZ, Tom Doshin e kishte klasifikuar si opozitë e jo parti aleate në të PS-së.
Ilirjan Celibashi nuk mori për bazë shkresën e Spiropalit, por mënyrën se si kanë votuar në parlament deputetët e Doshit nga ku rezultoi se ata kanë qenë në unison ne maxhorancën socialiste.
Kësisoj, socialistët nuk mundën të merrnin të vetëm 3 anëtarëtët e KZAZ që i takonin shumicës parlamentare duke i ndarë ata me aletatin Tom Doshi