Kosova dhe Izraeli forcojnë lidhjet mes universiteteve në fushat e bujqësisë, teknologjisë së informimit dhe menaxhimin e ujërave

by Nexhat

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, u pajtuan në një takim që bashkëpunimet universitare mund të forcojnë urat e miqësisë mes dy popujve e shteteve.

Rektori Hajrullahu i tregoi mysafires së tij të lartë se Universiteti i Prishtinës është i interesuar të bashkëpunojë me universitete izraelite në fushat e bujqësisë, teknologjisë informative dhe menaxhimit të ujërave.

banner

Ambasadorja Ziv tha se Izraeli është shteti numër një në botë për menaxhim ujërash, ndërsa sugjeroi për këtë qëllim dhe për teknologji informative, bashkëpunim të UP-së me Thecnion — Institutin e Teknologjisë së Izraelit

Ambasadorja përmendi se Universiteti Hebraik në Jerusalem ka një program shumë të mirë për bujqësi. Për këtë fushë e lavdëroi edhe Institutin qeveritar të Hulumtimeve Volcani.

Një student nga Kosova tashmë është duke studiuar në nivelin master në Universitetin e Haifas në Izrael, ndërsa sipas ambasadores së këtij shteti, pritet të nisin studimet edhe dy studentë të tjerë nga Kosova.

Bashkëpunime të personelit dhe studentëve të universiteteve izraelite dhe UP-së kanë ndodhur dhe do të ndodhin edhe në Universitetin Veror të Prishtinës që sivjet shënon përvjetorin e tij të 25-të.

Në takim me ambasadoren e Izraelit Tammy Ziv morën pjesë edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik Rozafa Basha, dekani i Fakultetit të Edukimit Blerim Saqipi dhe drejtori i Zyrës për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara, Fitim Seferi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy