Man Utd kompleton transferimin e dytë të janarit – së shpejti testet mjekësore

by Nexhat

Manchester United pritet ta kompletojë transferimin e tyre të dytë këtë muaj pasi klubi ka ‘rrëmbyer’ një talent nga një klub rival në Ligën Premier. 

Unitedi më herët këtë muaj ka siguruar shërbimet 17-vjeçarit Diego Leon, i cili do t’i bashkohet atyre verën e ardhshme pasi të mbushë 18 vjet. 

banner

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Amorim pritet që të shtojë një qendërmbrojtës të ri në ekipin e tij. 

Romano ka konfirmuar transferimin e të riut Ayden Heaven tek Manchester United, me 18-vjeçarin që pritet të largohet nga Arsenali. 

Testet mjekësore tashmë janë caktuar pasi ai refuzoi një marrëveshje të re nga Arsenali dhe një ofertë nga Eintracht Frankfurt. 

Heaven e nisi karrierën e tij tek West Hami para se t’i bashkohej akademisë së Arsenalit. 

Ai ka qenë i përfshirë në ekipin e parë të Mikel Artetas gjatë parasezonit së bashku me Myles Lewis-Skelly dhe Ethan Nwaneri. 

Heaven ishte në mesin e rezervistëve për ndeshjen ndaj Tottenhamit teksa debutimin e tij me Arsenalin e kishte bërë ndaj Preston North End. 

Një raport i mëtejshëm pretendon se Heaven konsiderohet si një blerje për ekipin e parë të Man United dhe do të ofrojë mbulim për Lisandro Martinez

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy