Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 20.01.2025-26.01.2025 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në këtë rajon.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 700 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete si:
-Hetimi i 14 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar;
-Hetim i 24 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale;
-Shqiptimi i masës së ndalimit tëdrejtimit të mjeteve për katër ngasës.