Mediat në Serbi raportojnë se kryeministri i këtij vendi Millosh Vuçeviq, do të japë dorëheqjen sot. Siç është paralajmëruar, Vuçeviq do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në Qeverinë e Serbisë, raport N1, duke ju referuar mediave të afërta me pushtetin.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje bëri thirrje për “rindërtim më urgjent dhe më të madh të Qeverisë”.
Beogradi është duke u përballë me protesta të mëdha të studetëve dhe punëtorëve.
Studentët protestues universitar të Serbisë të hënën nga ora 10:00, kanë nisur një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi kyç të trafikut në Beograd.
Protestat në Beograd janë rritur që kur 15 persona humbën jetën pasi një pjesë një objekti u rrëzua në Nish në nëntor të vitit të kaluar duke kërkuar përgjegjësi.