Reali do ta pranonte një ofertë 300 milionëshe nga Arabia Saudite për Viniciusin

by Nexhat

Edhe pse konsiderohet lojtar mjaft i rëndësishëm, Vinicius Junior nuk është pashitshëm për Real Madridin.

Klubet nga Arabia Saudite ia kanë vënë syrin yllit brazilian, i cili njihet për arrogancën e tij, por edhe për talentin e padiskutueshëm.

banner

Ndonëse klubi spanjoll po mendon t’ia vendos klauzolën e shkëputjes së kontratës në vlerë prej 1 miliard euro, gjërat në terren duket se qëndrojnë ndryshe.

Vinicius ka insistuar se ndihet i lumtur në Real Madrid dhe se dëshiron të vazhdojë ta shkruajë historinë në klub, ndërsa edhe trajneri Carlo Ancelotti e konsideron atë si lojtar mjaft vendimtar.

Ai ka kontratë me klubin nga “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2027, por palët mund të ndahen më herët.

Kontaktet me përfaqësuesit e klubeve saudite kanë nisur nga dhjetori, ndërsa “Yahoo” raporton se madrilenët mund ta shesin yllin e tyre nëse e marrin një ofertë prej 300 milionë eurosh nga klubet e Saudi Pro League,

Al-Ahli besohet se e ka shfaqur interesimin më të madh për sulmuesin e krahut.

Sipas mediave të huaja, Vinicius do të paguhej plot 200 milionë euro në vit me një kontratë pesëvjeçare, që i bie se në total do t’i merrte hiç më pak se 1 miliard euro.

Gjithashtu, ai do të mundë të bëhej ambasador i futbollit saudit drejt organizimit të Kupës së Botës 2034.

Mbetet të shihet nëse do të realizohet ky mega-transfer

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy